LIBRAZHD– I ftohti i acartë dhe temperaturat nën zero që kanë mbuluar vendin, përtej problemeve që kanë shkaktuar për qytetarët, kanë edhe një anë tjetër. Është pikërisht pamja përrallore e peizazheve të ndryshme nga veriu në jug në vendit.
Duke qenë se dëbora e ditëve të fundit ka mbuluar edhe zonat bregdetare, pamjet e qyteteve në petkun e borës janë mbresëlënëse.
E kur vjen fjala për panorama të tilla, ku natyra ofron pamje mbresëlënëse, një galeri fotosh vjen nga Librazhdi, ku buzë rrugë kombëtare Librazhd-Dragostunjë, dëbora dhe temperaturat nën zero kanë krijuar “statuja” të vërteta akulli.
(el.sp/BalkanWeb)