Librazhd- Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në fshatin Xhyrë, një mjet motorr ka dalë nga rruga. Si pasojë pasagjeri i mjetit shtetasi R.D rreth 21 vjeç, banues në fshatin Hotolisht Librazhd ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i motorrit shtetasi A.Ç rreth 21 vjeç, banues në fshatin Hotolisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetsore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer veprimet hetimore dhe proçeduriale.
(BalkanWeb)