TIRANE-Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë pasditen e sotme, konkretisht rreth orës 17:07.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), tërmeti është ndjerë në qytetet Vlorë, Fier, dhe Berat, ndërsa epiqendra ka qenë 7 kilometra nga Ura Vajgurore, 15 kilometra nga qyteti i Beratit dhe 61 kilometra nga Tirana.
Tërmeti ka qenë me një thellësi 3 kilometra dhe për pasojë lëkundjet kanë qenë të forta.
Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetaret të cilët kanë dalë nga banesat e tyre, ndërsa për momentin nuk ka njoftime për dëme materiale apo të lënduar.
(d.d/BalkanWeb)
