Jo të gjitha ushqimet që konsumojmë janë aleate të shëndetit tonë. Disa prej tyre mund të na shijojnë, por ajo që nuk dimë është se sa dëm i shkaktojnë organizmit. Këto ushqime prishin ekuilibrat e hormoneve dhe dëmtojnë lëkurën në nivel qelizor.

Puçrrat hormonale të dala në pjesën e nofullës janë si pasojë e çrregullimeve të sistemit endokrin, çrregullime të cilat shkaktohen nga regjimi i pakontrolluar ushqimor. Puçrrat hormonale nuk janë të lehta për t’u trajtuar dhe kërkojnë kohë. Në mënyrë që të përshpejtoni procesin e shërimit, eliminoni nga regjimi juaj produktet ushqimore.

Qumështi dhe nënproduktet e tij
Si një agjent inflamator qumështi dhe nënproduktet e tij mund të shkaktojnë sindromën “gut”, që lidhet me hormonet sintetike. Diçka për të cilën nuk keni nevojë në jetën tuaj.

Soja
Nëse jeni të ndjeshëm ndaj çrregullimeve edhe më të vogla hormonale qëndroni larg sojës, pasi phytoestrogens e sojës do të ndikojë në daljen e puçrrave në fytyrën tuaj.

Gluteni
Nuk është nevoja për ndonjë shpjegim të veçantë për glutenin. Ai nxit procesin e inflamimit të zorrëve.

Kikirikët
Jeni apo nuk jeni alergjikë ndaj kikirikëve, këta të fundit mund të shkaktojnë puçrra, acarime dhe akne te lëkura e femrës.

Vajrat vegjetalë
Vajrat popullore të gatimit përmbajnë më shumë Omega-6 se Omega-3. Omega-6 është armiku juaj më i madh dhe nxit daljen e puçrrave.

(Gazeta Shqiptare)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb