Vendimi për ofrimin në QSUT të terapisë hormonale për adoleshentët 16 vjeç, moshë që madje shkon në 14 vjeç nëse merret dakordësia e prindërve, ka shkaktuar debat të ashpër publik ditët e fundit.
I ftuar në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, ekspert i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka shpjeguar se si funksionon terapia duke shtuar hormonet apo duke bllokuar aktivitetin e një hormoni të caktuar, ndërsa shtoi se

“Rrjetet sociale janë një aspekt, por është pranueshmëria e shoqërisë dhe emancipimi shoqëror që një temë të tillë e bëri pjesë të debatit social duke e kthyer në temën e ditës.
Procese si ky janë zhvilluar më parë në botë, si për shembur në Britani, ku para hormoneve shkohet tek psikologët dhe sociologët, është një përpjekje multi funksionale. Ndërsa në Shqipëri udhëzimi është ndërtuar nga dy endokrinologë dhe nuk merr parasysh pjesën tjetër.
Ky është një amatorizëm, nxitim dhe një raport që nuk ka në bazë evidencën mjekësore por një agjendë që nuk ka lidhje me mjekësinë

Protokolli është jashtëzakonisht i nxitur, sepse flet për një terapi që nuk rekomandohet për fëmijët. Kjo është evidenca që vjen nga raporti më i besueshëm sot në botë. Vendet nordike që janë më të emancipuarat në botë e kanë kthyer barazinë gjinore në standard për botën. Sueia e ndaloi terapinë për adoleshentët dhe fëmijët. Atëherë pse kur vendet lider në botë e ndalojnë, Shqipëria e lejon”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb