TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sporteve fiton betejën ligjore me Universitetin Privat ‘Vitrina’.
Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë institucionit të Ministrisë së Arsimit, duke hedhur poshtë pretendimin e Universitetit privat ‘Vitrina’ për të shfuqizuar VKM-në e heqjes së licencës.
Me këtë vendim gjykata legjitimon të gjitha veprimet e MAS, në lidhje me mbylljen e këtij Universiteti, që sipas ministrisë ishte në listën e universiteteve që nuk plotësonte kushtet për të vijuar mësimdhënien.
(ma.ar/BalkanWeb)