TIRANË- Banorët e një pallati 22-katësh tek Shkëmbi i Kavajës kanë përjetuar minuta tmerri pak më parë, kur katër katet e sipërme të pallatit ku banojnë janë shembur.
DURRES SHEMBET PALLATI 3
Ndonëse paraprakisht raportohet se shkak për shembjen janë bërë punimet jo cilësore, kujtojmë që bëhet fjalë për një pallat të ndërtuar në vijën e parë të bregut të detit, që i përket një biznesmeni të njohur, siç është Enver Shala, i cili ka ndërtuar edhe një tjetër ndërtesë 30-katëshe në qytetin e Durrësit.
DURRES SHEMBET PALLATI 4
Banorët thonë për News 24 dhe BalkanWeb se pallati në fjalë ka vite që ka përfunduar, ndërsa katet e shembura ishin shtesë pa leje dhe punimet për to ishin ndërprerë vite më parë, duke lënë aty skelerinë, kollonat prej betoni e hekuri, të cilat janë amortizuar, duke sjellë edhe shembjen e sotme.
DURRES SHEMBET PALLATI 2
Banorët të terrorizuar kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të rrethuar zonën. Sipas burimeve policore, fatmirësisht nga shembja nuk ka persona të lënduar.
DURRES SHEMBET PALLATI 1

Njoftimi i policisë

Më datë 17.02.2017, rreth orës 13:15, në lagjen Nr.13 Durrës, tek Shkëmbi i Kavajës janë shembur pjesërisht, në një anë të pallatit, tre katet e fundit të një pallati 15 katësh.

Sqarojmë që tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike, të papërfunduara punimet, pasi nuk dispononte leje ndërtimi. Nuk ka dëme në njerëz.

Policia ndodhet në vendngjarje, për veprime të mëtejshme.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb