Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar edhe atë që ka ndodhur me koleksionin e verërave të Ergys Agasit.
Ai tha se koleksioni u zhduk pasi me anë të tij mund të zbulohej se deklarimet e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për verëra 33 mijë euro të kryeministrit Edi Rama, ishin të vërteta.
Ai nuk i ka kursyer batutat as për agjentët e BKH, të cilët sipas tij nuk i njohin verërat e shtrenjta sepse janë të rinj.
“Agasi ka patur një ferman me vetëm, që ia kishte dhënë kryeministri. Ai nuk ka ngrënë kumbulla e dardha vetëm. Vetëm fakti që iu zhdukën verërat, pse u zhdukën? Si është e mundur që shkojë këta të BKH dhe koleksioni mund të kalonte 2-3 mln euro. Mbase këta të SPAK njohin më mirë rakinë nuk kanë arritur t’i njohin mirë verërat e shtrenjta. Të ishte raki e kishin thyer në mes ata. Nëse gjendej etiketa 33 mijë euro që thoshte Ahmetaj nuk ka gënjyer. E besoj atë që ka thënë Ahmetaj sepse ai i njeh mirë verërat e shtrenjat dhe i ka shijuar si krahu i djathtë i Ramës.
Këta e duan Arben Ahmetaj të varur, jo pentiton e drejtësisë, si lëkurat që i bëjnë shilte e duan”, tha ai.
