Çdo gjë po shkonte mirë deri në minutat e fundit, kur Warren Beautty dhe Faye Dunaëay, edhe pse jo për faj të tyre, shpallën fitues filmin “La La Land”
Por në fakt fituesi i vërtetë ishte filmi Moonlight, dhe çdo gjë shkoi gabim për shkak të dhënies së zarfit të gabuar.
Kur stafi i Oscars risolli zarfin e duhur me emrin e fituesit të vërtetë të gjithë mbetën të shtangur, spektatorët, aktorët e pranishëm në ceremoni si dhe vetë aktorët e La La Land, të cilët po mbanin fjalimet përshëndetëse, e po ashtu edhe ata të Moonlight që nuk po i besonin veshëve. CNN ka publikuar disa foto të regjisorit, skenaristit dhe aktorëve kryesorë të La La Land, Ryan Gosling dhe Emma Stone, pas kësaj ngjarje.
(e.f/BalkanWeb)