TIRANË- Deputeti Tom Doshi rezulton të jetë aksioner i kompanisë “Infood”, e cila akuzohet se kryente falsifikimin e datave të produkteve ushqimore. Sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, deputeti Doshi është një prej aksionerëve të kësaj kompanie.
Një ditë më parë policia arrestoi administratoren e firmës “Infood”, aktiviteti i jashtligjshëm i së cilës u zbulua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me policinë. Kjo firmë kishte shndërruar në magazinë të produkteve të skaduara, një shtëpi të marrë me qira në Bathore.
Në këtë magazinë produkteve u ndërrohej etiketa dhe më pas shpërndaheshin në pikat e tregtimit. “Infood”, e vendosur në autostradën TiranëDurrës, merret me transportin dhe tregtimin e produkteve ushqimore. Grumbullimi bëhej në banesën me qira në Bathore.
(m.k/PanoramaOnline/BalkanWeb)