ELBASAN- Policia e Elbasanit ka sekuestruar 12 kg lëndë narkotike dhe ka vënë në pranga një 37-vjeçar në Gramsh. Sipas të dhënave zyrtare, është arrestuar Lefter Sela, banues në fshatin Gribë, Gramsh.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, pasi grupi hetimor gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 12 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(m.k/BalkanWeb)