Është ekstraduar nga Franca, Behar Bajri, i shumë kërkuari nga policia e Shtetit si pjesë e një grupi kriminal në Shkodër. Bajri ishte në kërkim në kuadër të dosjes Metamorfoza. Është ekstraduar nga Franca, Behar Bajri, i shumë kërkuari nga policia e Shtetit si pjesë e një grupi kriminal në Shkodër. Bajri ishte në kërkim në kuadër të dosjes Metamorfoza.

Ekstradimi i Bajrit erdhi pas arrestimit më shumë se një muaj më parë në kufirin midis Francës dhe Gjermanisë, ndërsa mbi të rëndojnë 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.

Pas ekstradimit, Bajri do të dalë në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë, atë të arrestit me burg e dhënë më 28 korrik. Prej asaj kohe policia mblodhi informacione për të dhe e lokalizoi në një lagje në Strasburg, ku jetonte së bashku me familjen. Të dhënat e grumbulluara dhe kartela e kuqe iu dorëzuan autoriteteve franceze që e arrestuan në një lokal.

Hetimet ndaj Bajrit dhe 14 të tjerëve të implikuar në dosjen “Metamorfoza” nisën që në vitin 2019, pas zbërthimit të aplikacioneve sekrete “Sky” dhe “EnkroChat” nga Franca dhe Belgjika, të cilat sollën të dhënat në Shqipëri.

Në këto komunikime, dilte se biznesmeni Pëllumb Gjoka pasi e liroi nga burgu nëpërmjet ryshfetit që i dha prokurorit Xhevahir Lita i kërkoi Behar Bajrit të vriste Keanth Musabelliun. Më pas Bajri shkëmbeu objektivin me Ervis Martinajn dhe për llogari të tij vrau Gjon Boriçin. Emri i tij del edhe si porositës i vrasjes së Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, krime të cilat nuk ndodhën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb