TIRANE– Avokati i Popullit do të mbledhë ditën e premte Komisionin Ad Hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë i Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia.

Ky fakt është bërë i ditur në një njoftim për shtyp nga Avokati i Popullit, drejtuar mediave.

“Avokati i Popullit, në përmbushje të detyrimeve ligjore të parashikuara në nenet 27 dhe 125 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë dhe në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Pavarur Ad Hoc, publikon njoftimin për zhvillimin e mbledhjes së radhës të Komisionit të Pavarur “Ad-Hoc”, për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, ditën e Premte, datë 24.03.2017, ora 10:00, pranë zyrave të Avokatit të Popullit.”, thuhet një njoftim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb