Selena Gomez ka ‘kopjuar’ Çiljetën në paraqitjen e saj të mbrëmshme në American Music Awards. Së paku kështu pretendon Ciljeta. Këngëtarja dhe aktorja e Hollywoodit kishte zgjedhur një fustan të bardhë, pak a shumë të ngjashëm me atë që pati këngëtarja jonë saktësisht tre javë më parë. Madje Selena bëri edhe një shqiponjë në ekranin prapa saj, njësoj si Çili në performancën e saj të ‘Kënga Magjike’. Ciljeta ka hedhur foto në Facebook e Instagram duke ironizur veshjen e Gomez.
(da.xha/BalkanWeb)