Edhe politikanët janë njerëz, pavarësisht kostumit dhe ‘përmasave’ që marrin në postet e tyre si deputetë e ministra. Kamera e “News24” ka kapur sërish disa nga momentet pikante, kur politikanët shfaqen si njerëz normalë me të metat dhe pakujdesitë e tyre për t’i sjellë në emisionin “Kjo javë” në rubrikën argëtuese.

Por duhet thënë se në parlament deputetët nuk janë edhe aq të fokusuar. Siç është rasti i Pjerin Ndreut që merr një telefonatë nga ‘këshilltarja e ministrit Bushati’ dhe flet me të gjatë seancës plenare. Nuk dihet se çfarë problemi e lidh deputetin socialist me këshilltaren e MPJ-së, por siç dëshmojnë edhe pamjet e realizuara nga “News 24″, ata duket se janë të njohur me njëri tjetrin. Nga ana tjetër edhe deputetja socialiste, Klodjana Spahiu pret një telefonatë nga ish-ministri Ilir Beqaj, ndërsa dikush tjetër komunikon në rrjetet sociale.

Ministri i ri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duket se ka gjetur një ambient të ngrohtë në krye të sallës së Kuvendit, ku bashkë me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj duken të shkujdesur dhe të buzëqeshur. Nuk mbetet pas ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, të cilën me sa duket e ka bërë për të qeshur ministrja Kodheli.

Kryeministri Edi Rama me dikë shkëmben mesazhe dhe në moment kamera fokuson Ministrin Ahmetaj shumë serioz. Pak sekonda më vonë, Ahmetaj flet diçka kokë me kokë me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1300215066694114/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
Në kuvend shfaqen edhe dy deputetët e veriut, Tom Doshi dhe Eduart Ndocaj që hyjnë njëkohësisht në seancë.

Në një moment tjetër, deputeti i LIBRA-s Ben Blushi vazhdon kritikat nga foltorja për qeverinë. Ministri Ahmetaj kërkon të flasë por kryeministri Rama i thotë të mos merret me Blushin që me sa duket po josh socialistë të tjerë, pasi Dade shihet teksa bisedon me Hafizin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb