TIRANË – Që në krye të bashkisë së Tiranës, mazhoranca mund të kandidojë një grua, kjo nuk është çudi. Ka qënë vetë kryeministri që e ka pohuar sot këtë para gazetarëve, pas daljes nga selia rozë ku zhvilloi bisedimet e para zyrtare me aleatin Ilir Meta.

Pyetjes “Z.Rama a do t’i besohet një gruaje Bashkia e Tiranës?”, ai iu përgjigj: “Pse jo! Por sidoqoftë kohën e kemi përpara.

Objektivi ynë është që brenda muajit mars ne të kemi përfunduar me kandidaturat për t’i dhënë mundësi të gjithë kandidatëve dhe kandidateve që të fillojnë kontaktet e tyre përpara se sa të fillojë fushata e përgjithshme që përfshin pastaj edhe nivelin e lartë politik dhe për të shfrytëzuar kohën në mënyrë që këto bashki që sot janë territorialisht shumë më të mëdha të jenë territore ku kandidatët dhe kandidatet të kenë mundësi të prezantohen komunë më komunë dhe fshat më fshat.”

Rama publikon pamje nga zyra e tij në PS

Në mbrëmje, kryetari i PS-së Edi Rama ka publikuar një foto nga takimi që u mbaj në zyrën e tij në PS, ku bie në sy shija e hollë dhe moderne e dekorimit të saj, ku mbizotëron e kuqja. Ai e ka shoqëruar me shënimin: “PS-LSI, kandidatë të përbashkët për ta jetësuar Reformën Territoriale-Administrative duke realizuar në katër vitet e ardhshëm për çdo bashki një ndryshim më të madh se njëzet vitet e fundit të marra së bashku.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: