KOSOVE-Me rastin të 27 nëntorit, Ditës së Forcës, për të nderuar jetën dhe rënien e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri e pavarësi, në Prekaz për homazhe do shkojnë presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, ministri për FSK-në, Agim Çeku dhe komandanti gjenerallejtënant Kadri Kastrati.
Homazhet në Kompleksin Memorial në Prekaz do të bëhen nesër paradite, ndërsa në mesditë Kosova feston Ditën e Forcës së saj me inaugurimin e objektit të ri të Ministrisë për FSK-së, te Kazerma Adem Jashari, në Prishtinë.
Në kuadër të shënimit të Ditës së Forcës, në kazermën Skënderbeu në Ferizaj, FSK-ja organizoi gara sportive në disa disiplina si në futboll, atletikë, shah dhe qitje me armë. Ministria FSK-së bën të ditur se, garat u organizuan për dy javë rresht me aktivitete të ndryshme sportive dhe se pjesëmarrësit treguan përgatitje të lartë fizike dhe efikasit të shkëlqyer në çdo disiplinë.
(a.n/ata/BalkanWeb)