Janë shënuar sot 16 vite nga tragjedia e Gërdecit. Familjarët e viktimave kanë bërë homazhe në memorialin e ngritur për këtë ngjarje të rëndë.

Dosja “Gërdeci” është hapur tashmë dhe SPAK ka marrë përsipër hetimet.

Në tragjedinë e ndodhur në Gërdec më 15 mars 2008, 26 persona humbën jetën, ndërsa 300 të tjerë u plagosën.

Zamira Durda, e cila humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit tha se po zhgënjehet nga drejtësia. Ajo shtoi se viktimat ndihen të fyer.

Zamira Durda:  Kam humbur djalin në këtë tragjedi. Në SPAK jemi fyer. Pyetjet që bëhen janë të një niveli qesharak, që viktimat i ofendojnë. Kur kam qenë në gjyq, më është thënë që mos fol se do të dalësh përjashta. Një nga ata tha se Fatmir Mediu është njëshi. Është njëshi, sepse shkaktoi këtë tragjedi. Në emër të 26 viktimave unë do bërtas, falënderoj mediat që më kanë mbështetur, por ama drejtësia me sa po shoh është bërë qesharake. Ministri nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të SPAK e kjo ishte vrastare për ne. Po zhgënjehem nga dita në ditë. Nuk janë 26 zogj. Djali im ka 16 vite që tretet. Të gjithë kanë dijeni për këtë që ndodhte këtu. Nëse nuk ka drejtësi, do ngrihemi vetë e do bëjmë drejtësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: