NGA BRIKENA METAJ

GJIROKASTËR-
Parku Natyror i Viroit është shumë i frekuentuar nga qytetarët gjirokastritë, por edhe nga turistët vendas e të huaj. I rindërtuar vetëm tre vite më parë, sot ai gjendet në një gjendje të mjeruar, pasi kanali dhe liqeni i Viroit janë tërësisht të pa pastruar. Të mbuluar nga mbeturinat dhe bimësia rrezikojnë të shndërrohen në kënetë.

Mungesën e mirëmbajtjes së këtij kompleksi e ndiejnë më së shumti qytetarët e vizitorët.

Liqeni i pistë dhe mbeturinat janë panorama aspak e këndshme për ata që duan të shfrytëzojnë këto ambiente për të kaluar disa orë.

Specialistët japin alarmin për rrezikun e ujërave të liqenit. Ata apelojnë pastrimin e liqenit si domosdoshmëri për zhvillimin e ekosistemit.

Parku Natyror i Viroit është një ndër zonat më të vizituara në Gjirokastër dhe destinacioni kryesor i turistëve. Qeveria shqiptare investoi rreth 260 milionë lekë për rikonstruksionin e këtij parku.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: