TIRANE- Pas takimit 50-minutësh me aleatët parlamentarë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuar zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi që po mbajë opozita pas takimit të kryedemokratit Basha një ditë më parë me zyrtarin e DASH, Hoyt Brian Yee, dhe propozimit të bërë nga ky i fundit për të pranuar paketën McAllister.
Siç është bërë e ditur, Bashës i është lënë afat deri sot në ora 16:00 për të pranuar ose jo këtë propozim, ndaj dhe këto janë orë vendimtare për arritjen e konsensusit që mund të gjenerojë një takim tjetër Rama-Basha.
Por përpara vendimit final, Basha është konsultuar me ish-kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
(el.sp/BalkanWeb)