DURRËS- Si pasojë e një defekti në linjën e energjisë është bllokuar puna në Doganën e Durrësit.
Bëhet me dije se puna në doganë është bllokuar për plot 8 orë, në oraret 09:30-18:00
Për pasojë në doganë u krijuan radhë të gjata me kamionë që prisnin të zhdoganoheshin. Përveç radhës problemi pati edhe për mallrat e konsumit të shpejtë.
(ma.ar/BalkanWeb)