SHKODËR – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot i pranishëm në qytetin e Shkodrës për një takim me banorët.
Gjatë ecjes së tij duke takuar qytetarët nëpër kafene apo nëpër bizneset e tyre, Basha kaloi edhe pranë një zyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Nuk mund të kalonte pa hedhur një batutë, dhe i drejtohet kryetares së bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi: “Voltanë isha në Kavajë, kalova te një si kjo (drejton gishtin nga zyra e LSI-së), i pyeta ju jeni parti apo biznes? Të dyja më thanë”.
Ndërkohë Ademi dhe të tjerët që ishin pranë Bashës qeshën me batutën e kryetarit.
(e.f/BalkanWeb)