TIRANE– I ftuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut ish deputeti i PD Astrit Patozi u shpreh se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është sëmundja e PD dhe sipas tij duhet të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve dhe mos bëjë garë farsë.
Astrit Patozi tha se Bashës ia dhuruan partinë dhe tani ai po e ndan me vjehrrin dhe kunatin.
“Basha është sëmundja e PD-së. Edhe Berisha kur humbi iku, ndërsa ky bën garë farsë. Atij ia dhuruan partinë, e vodhi me marrëveshjen me Ramën dhe tani po ndan me vjehrrin dhe kunatin me ato farë listash që bëri. Dorëheqja e paevokuushme jepet në rastet e një katastrofe elektorale”, tha Astrit Patozi.
Më herët Astrit Patozi tha se nuk do kandidojë për kreun e PD-së.
(d.d/BalkanWeb)