KUKËS- Autoriteti i Rrugëve bën me dije se për shkak të reshjeve të dendura në Rrugën e Kombit ka rrëshqitje të mëdha dheu. Sipas ARRSH rrëshqitjet kanë ndodhur në Kolsh 7 Km nga Kukësi dhe për pasojë është bllokuar njëra korsi e rrugës.
“Po marrim masa për menaxhimin e trafikut dhe po ndërhyet për heqjen e masës shkëmbore.”-bën me dije ARRSH. Më tej Autoriteti i Rrugëve u bën apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën.
(a.n/BalkanWeb)
