Eshtë shumë e madhe pjesa e akullit që është shkëputur nga Antarktida, duke formuar kështu një nga ajsbergët më të mëdhenj të parë ndonjëherë.
A68, kështu e kanë quajtur ekspertët copën gjigande të akullit, ka kompletuar fazën e ndarjes nga gadishulli, në ekstremin jugor të botës, në tridhjetë ditët e fundit, ku janë shkëputur rreth 13 km.
Procesi i cili ka kohë që vepron, po monitorohej nga shkëncëtarët. Lajmin e kanë dhënë studiuesit e universitetit anglez të Swansea, që mbante në kontroll situtën që prej 2014.
Ajsbergu gjigand ka një sipërfaqe pothuajse 6 mijë kilometra katrorë.
Adrian Luckman, një nga pjestarët e stafit të Swansea University, ka siguruar që grupi i tij do të studiojë lëvizjen e ajsbergut minutë pas minute.
(da.xha/BalkanWeb)