Ashtu si çdo sezon veror, LRI ka nisur kampingun veror në Jalë. Këtë vit, kampi i USY World Festival 2017 ka mirëpritur 400 të rinj të huaj.
Mbrëmjen e sotme, kampingut veror në Jalë i janë bashkuar edhe ish-kryetari i LSI, Ilir Meta, i zgjedhur president i vendit, dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila pas dorëheqjes së Petrit Vasilit u zgjodh në krye të kësaj force politike.
Çifti presidencial u shfaq i relaksuar, teksa kishin marrë edhe ngjyrë.
Kejdi Mehmetaj në fjalën e saj ndër të tjera nuk ka harruar pa falenderuar edhe kryetarin e FRESSH, Eljo Hysko për zhvillimin e këtij kampi.
“Dua të falenderoj Elion se pas zhvillimeve të fundit në Shqipëri ne të rinjtë organizuam bashkë këtë aktivitet”, tha Kejdi Mehmetaj para të rinjve.
(BalkanWeb)