TIRANE– Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputeti i ardhshëm i PD, Bardh Spahia ka reaguar për ngjarjen dje në Vlorë ku brenda një dite u mbytën 4 persona. Bardh Spahia sjell në vëmendje premtimet e kryeministrit Rama për shërbimet e rojeve në plazhe, ndërsa bën përgjegjës pikërisht kryeministrin i cili sipas tij po tregon indiferencë totale përballë kësaj situate. Ai propozon gjithashtu që të riut Benjamin Ferati i cili humbi jetën duke u munduar te shpëtoje dy jetë njerëzish t’i akordohet një medalje për aktin e tij.

Statusi i Bardh Spahisë:

Te nderuar miq! Dje kater te rinj humben jeten ne plazhet tona. Ne kete absurd te madh qe perfaqson turizmi ne Shqiperi, me kushte skandaloze, mungese uji, dritash, ndotje ekstreme te plazheve, trafik te renduar e cmime stratosferike, mbivendoset dhe mungesa totale e sigurise. Ku jane sherbimet e rojeve te plazheve te rekluamuara me aq pompozitet pak kohe me pare??! Nuk funksionojne ne asnje pike te bregdetit nga Velipoja ne Sarande, per te mos folur pastaj per qindra pishinat e shperndara kudo neper vend. Asnje sinjalistike qe te tregoje vendet e rrezikshme me shkembinj apo rryma nenujore. Perballe kesaj situate alarmante ne pikun e sezonit vjen indiferenca totale e Kryeministrit qe sot si per ironi e fillon diten me pamje nga bregdeti i betonizuar i jugut. Asnje reagim per 4 jetet e humbura, as me i vogli ngushellim per familjaret e tyre e per me teper asnje premtim qe neser dicka do ndryshoje ne drejtim te sigurise se jetes te pushuesve.
Ne fund dua ta mbyll me nje propozim, qe pasi te jete qartesuar dinamika e ngjarjes, te riut Benjamin Ferati i cili humbi jeten duke u munduar te shpetoje dy jete njerezish…”Ti akordohet nje medalje per aktin e tij sublim”. Do ishte ne nderin tone ti shprehim mirnjohjen e thelle per kete akt heroik ekstrem. Kam bindjen qe shpreh edhe mendimin dhe deshiren e cdo shqiptari.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: