ELBASAN- Departamenti i Mjedisit të Partisë Demokratike në Elbasan ka diskutuar sot me specialistë të mjedisit dhe përfaqësuesit e zgjedhur të PD në lidhje me mbetjet.

Sipas Jamarbër Malltezit Elbasani vuan prej kohësh nga problemi i kahershëm i mbetjeve, ndërsa nuk nguroi të denoncojë dyshimet që kishte në lidhje me një aferë korruptive, siç e quajti ai ndërtimin e impantit të përpunimt të këtyre mbetjeve.

““Kontrata eshte nenshkruar pa analize dhe studim. Leja mjedisore është dhënë dy muaj pas kontratave. Nuk është konsultuar me banorët e kësaj zone ku do të ndërtohet Landfilli. Nuk është parashikuar depozitimi i hirit të këtyre mbetjeve, që cilësohet mbetje e rrezikshme”,- tha Malltezi.

Ai shtoi më tej se, “Impianti është vendosur pranë lumit Shkumbin, pa marrë parasysh mundësinë e përmbytjeve. Këtu nuk është problem vetëm vjedhja, por shëndeti i banorëve”.

Ndër të tjera ai shtoi se, rasti i Elbasanit nuk ka të bëjë vetëm me problemin e korrupsionit, por “kjo do ti ngjallë kancerin në mushkëri qytetarëve të Elbasanit”.

“Elbasani do të bëhet si Marinza. Për c’ka ndodh në Elbasan Ministri i Mjedisit duhet të ishte në burg. Nëse do të kishim një prokurori efikase sot, shumë zyrtarë do të duhej të përgjigjeshin për këtë aferë”, tha ndër të tjera Malltezi, ndërsa shtoi se, “Kompania që propozoi ndërtimin e impantit është e sapokrijuar. Qeveria po merr 5 mln euro nga taksat tona për një kompani që ka vetëm një kapital 100 mijë lekë”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: