SHBA – Fotografitë nudo të Madonnas të bëra në vitin 1979 (kur ajo ishte 21 vjeçe) do të publikohen për herë të parë nga “Playboy”, në numrin e e ri tw muajit maj. Këngëtarja ka pozuar para aparatit të fotografit Martin H.M. Schreiber, në kohën kur akoma nuk ishte bërë Mbretëreshë e muzikës pop, ndërsa fotografitë bardhezi do të përfshihen në librin e Schreiber, “A Retrospective 1966-2014”.
“Që kur kam filluar karrierën, ka pasur njerëz që ma bënin të vështirë, sepse nuk mund ta imagjinonin se mund të jesh seksuale ose të kesh seksualitet në punën që bën dhe në të njëjtën kohë të jesh inteligjente. Për mua, lufta asnjëherë nuk ka mbaruar”- ka thënë Madonna rreth kësaj temë në një nga intervistat e dhëna së fundmi.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: