Reperi nga Kosova, Getoar Selimi dhe prezantuesja shqiptare i kanë dhënë fund sot beqarisë duke kurorëzuar martesën e tyre në një ceremoni të madhe në Gjirin e Lalëzit.
Me vello, e gjitha në të bardha dhe me flokët lëshuar, Marina Vjollca i është drejtuar altarit në perëndim të diellit në një tendë 2000m2 buzë bregut të detit.
Çifti ka shkëmbyer unazat dhe puthjen e parë martesore, ndersa Marina është shoqëruar drejt altarit nga djali i tezes.
(d.d/BalkanWeb)