Tifozët e Partizanit kanë filluar të shprehin hapur pakënaqësitë e tyre me paraqitjen e ekipit në dy javët e para të Kategorisë Superiore, ku në dy ndeshje në shtëpi ka marrë vetëm 1 pikë dhe nuk ka shënuar asnjë gol.
Reagimet e tyre në faqen zyrtare të klubit në Facebook të bëjnë të kuptosh se situata nuk është aspak e qetë.
Shumë prej tifozëve i vendosin fajin trajnerit Iuliano dhe nuk besojnë se ekipi me lojtarët e sjellë nga Moxhi do të jetë i aftë të fitojë titullin kampion.
/p.sport