PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar zëvendësministrat e rinj nga radhët e PDK-së në Qeverinë e tij. Agim Çeku, i cili ka mbajtur pozita të larta shtetërore, tani është emëruar vetëm zëvendësministër i FSK-së, të cilën ministri tani e udhëheq Rrustem Berisha i AAK-së.

Ndërkaq, si zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është emëruar Kurtan Kajtazi, derisa në krye të saj është Albena Reshitaj nga AKR-ja, shkruan express.

Mustafa Grainca do të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Financave, e udhëhequr nga Bedri Hamza, ndërkaq Izmi Zeka zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilën aktualisht e udhëheq Flamur Sefaj.
5_1507643852-859973

4_1507643812-9862110

3_1507643785-6643708

1_1507643719-5405293

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: