Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5 mijë euro, pasi zyrtarë të Shtabit Zgjedhor të LDK-së kanë vërejtur dhe fotografuar vendosjen e kioskave për qëllime elektorale në sheshin qendror “Zahir Pajaziti” nga partia e Visar Ymerit.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së me seli në Prishtinë, ndërsa Vetëvendosjes i është shqiptuar një gjobë prej 5 mijë euro të cilën detyrohet ta paguaj në afat prej 15 ditësh, nga data e pranimit të këtij vendimi, shkruan express.
Në arsyetimin e LDK-së drejtuar PZAP-it, thuhet se Lëvizja Vetëvendosje me anë të këtyre kioskave ka rënë në kundërshtim me nenin 33 pika b e LZP-së. Paneli i PZAP-it nga fotografitë e ofruara si provë nga parashtruesi i ankesës, ka konstatuar se është bërë shkelje e Kodit të Mirësjelljes.
(BalkanWeb)