TIRANE – Aurela Gaçe e ka thënë gjithmonë që ka ngjarë nga të dy prindërit por nga energjia dhe grinta, i ngjan së ëmës.
Nëse i ati është një burrë i qetë, pak i rezervuar ndaj ndryshimeve, që i pëlqen të merret me punët e tij dhe të krijojë gjithfarë gjërash, siç tha Aurela te Xing me Ermalin, e ëma është gruaja e veprimit, që guxon dhe e thotë në çdo rast me zë të lartë mendimin e saj.
‘Gangsterja” e parë e familjes ka qenë nëna e këngëtares së njohur shqiptare dhe pastaj ka ardhur e bija. Fotot e mëposhme vërtetoni që ato janë shumë të ngjashme si në pamje ashtu edhe për sa përket energjinë dhe ekspresivitetit. Fotot janë publikuar në InstaStory.
(BalkanWeb)