Vetëm 1 në 100 gra kanë njohuri mbi simptomat e kancerit të vezores, sugjeron një sondazh i ri. Një studim i kryer tek më shumë se 100 gra në Britani ka zbuluar se vetëm 1% e tyre e dinin se nevoja për të urinuar shpesh është një simptomë e kësaj sëmundje, shkruan “shëndeti”.

Ndërkohë, 4 në 5 e tyre nuk e dinin që dhimbja në pjesën abdominale mund të vijë si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Vetëm 3% e grave e dinin që ndjesia e ngopjes ishte një simptomë dhe 21% e dinin se fryrja e barkut mund të jetë një shenjë e kancerit të vezores. Ndërkohë, 3 në 10 gra besojnë gabimisht se ky lloj kanceri mund të zbulohet vetëm pasi i bëhet një kontroll mjekësor të qafës së mitrës.

Ekspertët po përpiqen të ndërgjegjësojnë gratë mbi këto simptoma, që të kërkojnë ndihmë në kohë. Studimet kanë treguar se vetëm 20% e grave të prekura nga kanceri në vezore arrijnë të diagnostikohen që në fillim me këtë sëmundje.

“Duhet të veprojmë tani për të ndryshuar jetët e grave me kancer të vezores para se të jetë shumë vonë”, bëjnë thirrje ekspertët.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb