Ish-futbollisti i Tottenham dhe kombëtares angleze, Gary Lineker, prej dy javësh është në ‘luftë’ të hapur me sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema.

Pas përfundimit të takimit Real Madrid-Tottenham të përfunduar me shifrat 1-1, Lineker shkroi në ‘tëitter’: “Mendimi im, apo Benzema është një djalë i mbivlerësuar”. Përgjigjja e francezit nuk mungoi duke u shprehur se komenti i tij ishte thjesht një përhapje urrejtjeje.

Gjithsesi kjo ishte vetëm ‘beteja’ e parë mes tyre pasi anglezi 56-vjeçar ka shfrytëzuar humbjen e Real Madrid të mërkurën në “Wembley” kundër Tottenham për të ironizuar akoma edhe më shumë Benzema-n.

“Double Ali bën 2-0. Sigurisht që Zidan do të aktivizojë Benzema-në tani”, postoi Lineker, duke ironizuar francezin, i cili ishte anonim në fushë. Ish-sulmuesi i Tottenham-it e futi thikën edhe më thellë, pas golit të tretë që spanjollët pësuan nga londinezët: “I mrekullueshëm goli i tretë për Spërsat. Janë ata me fanellat e bardha dhe jo Reali, apo jo”?

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb