Jeta në Arabinë Saudite nuk është e gjitha rozë për bashkëshortet e futbollistëve që kanë vendosur të largohen nga Evropa për të përqafuar projektin arab me shumë para. Zbulimet e bëra për Daily Mail nga vajzat anonime janë shumë domethënëse.

“Është shumë e vështirë për femrat që mbërrijnë në Arabinë Saudite, veçanërisht nëse nuk je veshur siç duhet për vendasit. Në një rast më qortuan vetëm sepse më dukeshin shpatullat dhe një pjesë e këmbëve të mia.

Nuk mund të veshim pantallona të shkurtra në publik edhe pse është vapë. Nuk mund t’i veshësh as në plazh. Dhe nëse i vesh, njerëzit të shikojnë sikur të urrejnë. Është shumë frikësuese”, thotë njëra prej partnereve të lojtarëve.

“Unë u largova nga qendrat tregtare vetëm sepse më dukej një pjesë e kraharorit. Njerëzit më thanë të kthehesha kur të isha veshur siç duhet. Kultura këtu është shumë ndryshe. Nëse nuk mbulohesh sa duhet, e ke të vështirë kur del. Nuk mund te sillesh si në Perëndim. Dhe për këtë arsye preferoj shpesh që mos dal fare” – thotë një tjetër partnere e një futbollisti të njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb