Pas diellit, vjen stuhia. Benzema bëhet çështje tek Al Ittihad në Arabinë Saudite. Dy javë pas arratisjes misterioze nga Jeddah, e sqaruar më pas nga drejtuesit, qendërsulmuesi franko-algjerian rikthehet në qendër të lajmeve jo për arsye teknike.

Këtë herë, megjithatë, vetë klubi e ka bërë të ditur problemin, pasi Topi i Artë i vitit 2022 është përjashtuar nga skuadra nga trajneri Marcelo Gallardo. Prandaj Benzema nuk do të jetë pjesë e grupit në grumbullimin dimërore në funksion të rifillimit të kampionatit, të planifikuar për në mes të shkurtit në fund të Kupës së Azisë.

Ai do të marrë pjesë në përgatitjen që do të bëjë skuadra duke filluar nga nesër në Dubai. Lojtarët e Al Ittihad duhej të takoheshin të premten më 12, por Benzema nuk u paraqit, me sa duket këtë herë pa dhënë arsye zyrtare ndryshe nga ajo që ndodhi para natës së Vitit të Ri, kur burimet e klubit folën për një largim të autorizuar, duke shuar zërat për lamtumirën e mundshme të sulmuesit.

Ndaj nuk mund të përjashtohen masa edhe nga ana e klubit, i cili prej disa ditësh ka një drejtor të ri sportiv, spanjollin Ramon Planes. Ndërkohë, gjashtë muaj pas nënshkrimit, muaji i mjaltit mes Karim dhe Arabisë duket i përfunduar…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb