Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka pranuar se Angel Di Maria mund të largohet nga Old Trafford gjatë kësaj vere. Di Maria nuk ka treguar vetën në Manchester United, ku u transferua nga Real Madridi gjatë verës së kaluar për 75 milion euro.

“Menaxheri dhe klubi gjithmonë varen nga qëndrimi i futbollistit”, deklaroi Van Gaal i pyetur për të ardhmen e Di Marias.

“Futbollisti është ai që vendos, ne duhet të shohim se çka vendos ai. Ai nuk mund të thotë se kaloi një stinor të mrekullueshëm. Vendimi nuk i takon vetëm atij sepse kemi edhe një kontratë andaj duhet të bisedojmë me secilin futbollist, të vlerësojmë, siç bëjmë gjithmonë”, shtoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: