Ish-trajneri i Holandës, Louis van Gaal, ka bërë një deklaratë sensacionale duke thënë se për Kupën e Botës në Katar ishte vendosur më përpara që të fitojë  Lionel Messi dhe mbi të gjitha Argjentina.

Messi e udhëhoqi kombin e tij drejt triumfit të parë të Kupës së Botës që nga viti 1986 me një fitore me penallti kundër Francës në finale. Ylli argjentinas shënoi dy herë në finale përpara se të shndërronte penalltinë e tij në gol, në takimin që Argjentina e fitoi 4-2.

Gjatë rrugës për në finale, Argjentina u përball me Holandën, duke arritur sukses sërish me penallti në çerekfinale pas një ndeshjeje dramatike dhe të ashpër, me plot 16 kartonë të verdhë.

“Shikoni pamjet si shënoi Argjentina, si shënuam ne dhe si argjentinasve iu dha gjithçka pa sanksione. Unë mendoj se gjithçka ishte e paramenduar. Mendoj gjithçka që them. A duhej Messi të bëhej kampion bote? Unë vërtet mendoj kështu”-tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: