Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim të ngarkuarin me punë nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Fayez Altemyat, të cilin e njohu me arritjet në Kosovë, rritjen e mirëqenies dhe proceset demokratike.

Haradinaj, po ashtu kërkoi nga diplomati saudit ta ushtrojë ndikimin e tij te shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Ndërkaq, Fayez Altemyat e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës në krye të qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim në të gjitha aspektet e interesit të përbashkët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: