Skuadra suedeze Ostersunds arriti të fitonte mbrëmë në “Europa League” në takimin kundër Zorya Luhansk me rezultatin 2-0 duke siguruar pjesëmarrjen në fazën me eliminim direkt në kompeticionin më e dytë më të rëndësishëm europian.

Deri këtu jo shumë për t’u habitur por të mendosh se para 4 sezonesh kjo skuadër militonte në kategorinë e katërt suedeze atëherë transformimi i saj i kalon të gjitha pritshmëritë. E gjitha nisi që nga emërimi i ish-trajnerit të Stoke dhe Birmingham Graham Potter në dhjetor të 2010.

trajneri

Një punë e madhe falë eksperiencës dhe profesionalizmit të trajnerit Potter, i cili shtatë vite më parë vendosi të transferohet në veri të Suedisë.
Ostersunds është pesë orë me makinë në veri të Suedisë, një vend i shkretë, dhe qyteti i madh më i afërt është dy orë me makinë. Temperaturat janë tepër të ulëta, dhe trajneri anglez ka marrë me vete disa lojtarë të rinj nga Britania, të cilët nuk arrijnë të gjejnë vend në elitën angleze për shkak të kompeticionit të madh.

Por talenti i tyre nuk mohohet, dhe te Ostersunds ata do të kenë mundësinë të zhvillohen duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb