Para ndeshjes së kësaj fundjave në “La Liga”, Ronaldo kishte shënuar vetëm një gol në kampionat, atë kundër Getafe-s në raundin e 8. Mungesa e finalizimit po kthehej në makth për portugezin pasi prej vitesh ishte kthyer në makineri golash. Kjo kishte ndikuar jo pak edhe në vetëbesimin e Ronaldo-s i cili këtë fundjavë u pa i nervozuar përballë Malaga-s.

Në minutën e 76-të Reali fiton një 11-metërsh ndërkohë që rezultati në “Santiago Bernabeu” ishte 2-2 dhe në pikën e bardhë të penalltisë u bë gati të godiste Ronaldo. Ky moment ishte shumë emocionues edhe për nënën e portugezit e cila ndodhej në tribunë së bashku me të dashurën e të birit Georgina Rodriguez dhe djalin Ronaldo JR.

Nëna e Ronaldo-s zgjedh të mos e shohë penalltinë e Ronaldo-s e cila për fatin e mirë të portugezit realizohet në tentativën e dytë pasi e para u prit nga portieri.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb