TIRANË- Përveç krerëve të politikës e shtetit nuk kanë harruar të bëjnë homazhe sot në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e Ditës së Çlirimit edhe nostalgjikët pas komunizmit.
Me foto të diktatorit Enver Hoxha dhe me parulla për të ata kanë qëndruar stoik para Nënës Shqipëri. “Lavdi Partisë Komuniste shqiptare”; “Lavdi veprës së Enver Hoxhës”; “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare” dhe me simbole të tjera të PKSH-së ata kanë parakaluar para mediave, në përpjekje për të nderuar ‘komandantin” e tyre. (Fotot:LSA)
Ata janë shfaqur në “Varrezat e Dëshmorëve” pak kohë pas homazheve nga Presidenti Meta dhe kryeministri Rama. Kjo nuk është hera e parë që fotoja e Enver Hoxhës dhe simbole të komunizmit shfaqen në aktivitete të tilla.
(m.k/BalkanWeb)