Jo më ne që patëm fatkeqësinë të lindnim në shekullin e tij (se duam a nuk duam, ai e damkosi atë shekull), por edhe « bijtë e shekullit të ri” fare, nuk i shpëtojnë dot.
Bernard le Genre, profesor universitar dhe publiçist, para pak ditësh ka botuar një monografi për Enver Hoxhën. Gjithnjë kam qene dhe jam i bindur se edhe fshatari i fshatit më të humbur shqiptar e njeh thelbin e Enver Hoxhës mjaft më mire se çdo akademik botëror, prandaj kurrë nuk i kushtoj rëndësi analizave të huajve për komunizmin shqiptar. Kurrë nuk kam mësuar gjësendi prej tyre. Se edhe nuk e njohin, por edhe nuk kanë dashur ta njohin.
Më kujtohet se te një vepër kolektive studiuesish universitarë, “Le Livre noir du communisme. Crimes, terreur, répression” që u botua më 1997, libër i cili njihet edhe si bibla e regjimeve komuniste, Shqipërisë i kushtohen vetëm nja dhjetë rreshta, me sa mbaj mend. Sikur të mos kishte ekzistuar fare. Në fakt, u bë inekzistuese, pavarësisht vuajtjes së atyre që ishin brenda telave me gjemba.
Në paraqitjen që i bën Le Monde, këtij libri, pyet : A kujtohet njeri për Enver Hoxhën veç shqiptarëve me moshën mbi 50 vjeç që kanë njohur diktatorin stalinist ? Për të thënë pastaj se megjithatë, Bertrand Le Gendre, e ka shkruar mjaft bukur dhe libri lexohet si roman.

431493614 788369196491252 8230394931345046000 N
431493614 788369196491252 8230394931345046000 N

Më tej, pas analizash jo pa interes për të huajt, ai nuk mungon të tallet me maninë prej grafomani të Hoxhës për të shkruar ditë e natë gjëra që sot nuk i interesojnë askujt e pa asnjë vlerë intelektuale.
Megjithatë mua më intereson ky libër. Jam optimist se do ta çoj deri në fund për një arsye mjaft të rëndësishme. Bertrand Le Gendre, është publicisti që merret për herë të parë të ndërtojë profilin e intelektualëve të majtë maoistë francezë (dhe të kuptojë verbërinë e tyre, thotë Le Figaro), shpesh mjaft të njohur e me personalitet, të cilët pa u merakosur fare se Hoxha e kishte mbytur në hekur e gjak, “vendin e shqiponjave”, tregoheshin të butë e në mos dashamirës ndaj diktatorit të egër ballkanik, që autori në ndonjë rast e cilëson si Ubu-ja*.
* Personazh fiktiv i krijuar nga Alfred Jarry në pjesën teatrale “Ubuja mbret ». Eshtë proverbial në mishërimin e delirit për pushtet dhe ndërtimin e jerarkive absurde politike. Termi « ubuesk » përdoret për të përshkruar rrethana groteske dhe absurde.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: