FRANCE – Përplasja fatale e një treni dhe një autobusi shkolle ka shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve në Millau, në Pirenej në jug-perëndim të Francës afër kufirit me Spanjën. Sipas informacioneve viktimat janë fëmijë të moshës 13-17 vjeç.
Në autobusin e shkollës, bëjnë të ditur autoritetet ndodheshin 19 persona, ku shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ndërsa në tren ndodheshin 25 persona, të cilat janë plagosur lehtë. Nga përplasja e fuqishme me trenin autobusi është ndarë më dysh.
Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kërkuar mes rrënojave për të nxjerrë viktimat. Treni është përplasur me pjesën e pasme të autobusit, i cili dyshohet të ketë hyrë në kalimin hekurudhor edhe pse barrierat ishin duke u ulur, siç raporton “France Bleu”.
(er.cu/BalkanWeb)