Liverpul e ka mbyllur pjesën e parë të takimit të javës së 20 në “Premier League” me rezultatin 1-0 kundër Swansea City. Goli që vulosi 45 minutat u shënua nga Philipp Coutinho i cili edhe një herë tjetër demonstroi se përse “the reds” nuk heqin dorë nga ai për më pak se 130 mln euro.
Braziliani ekzaktësisht në minutën e 6-t lëshoi një goditje shumë teknike në hyrje të zonës duke shtangur portierin që nuk i mbeti gjë tjetër veçse të shoqëronte me sy topin në rrjetë.
(e.k/BalkanWeb)