Mançester Siti është i pamposhtur prej 16 ndeshjesh në Premier Ligë. Humbja e fundit në “Etihad” e “qytetarëve” daton në 12 nëntor 2022, kundër Brentfordit. Këtë sezon, skuadra e Pep Guardiolës ka fituar 5 nga 5 ndeshjet në shtëpi në Premier Ligë, duke shënuar 16 gola dhe duke pësuar vetëm 3.

Liverpuli është i pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit, por ka vuajtur larg stadiumit “Anfield Road” në periudhën e fundit. Pasi fituan tre ndeshjet e para radhazi, “reds”-at u mundën nga Totenhemi në Londër dhe më pas barazuan në Brajton dhe në Luton kundër ekipit të ngjitur këtë sezon.

Skuadra e Jyrgen Klopit duhet të thyejë edhe tabunë e qytetit të Mançesterit, ku prej 7 vitesh nuk ka fituar në kampionat. Suksesi i fundit i 19 herë kampionëve të Anglisë në “Etihad” daton në fakt më 21 nëntor 2015.

Për sa i përket numrit të golave të shënuar, ka një probabilitet të madh për të parë një ndeshje që do të prodhojë shumë gola, me të dyja skuadrat që shënojnë me një mesatare të kënaqshme golash, të cilat i kanë ngjitur pas 12 javësh në vendin e parë dhe të dytë në klasifikim.

Asnjë skuadër nuk ka festuar më shumë se Siti këtë sezon, 32 herë. Ndërsa më shumë gola se Liverpuli (27), kanë shënuar vetëm Siti (32) dhe Aston Vila (29)./ PANORAMASPORT.AL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb