Inter nuk ka arritur të shkojë më shumë se një barazim në sfidën e fundit të vitit 2017 përballë Lacios. Zikaltërit dhe skuadra e Thomas Strakoshës kanë ndarë pikët falë një ndeshje e cila nuk dhuroi shumë, pasi u mbyll me shifrat e bardha 0-0.

Ndonëse pati disa raste për t’u evidentuar, shpesh herë portat mbetën të paprekura falë aftësive të dy prej portierëve më të mirë të “Seria A”, Thomas Strakosha dhe Samir Handanoviç.

Pas 19 javësh në “Seria A”, Inter renditet në vendin e 3 me 41 pikë, ndërsa Lacio renditet e 5 me 37 pikë.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: