Nëse gjëja e parë që të erdhi në mendje kur dëgjove fjalën “pankreas” ishte fjala “kancer”, nuk je i/e vetmja. Shumica e njerëzve mendojnë për pankreasin vetëm atëherë kur dëgjojnë për kancerin pankreatik, që është forma më vdekjeprurëse e kancerit në termat e normave të një mbijetese 5-vjeçare.
“Pjesë e arsyes se pse normat e mbijetesës janë të ulëta është sepse identifikimi i kancerit që në fazat e para është i vështirë,” thotë Andrew Hendifar, MD, drejtues i onkologjisë së pankreasit në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos.
Zbulimi i hershëm është gjithashtu i vështirë kur bëhet fjalë për problemet e pankreasit jo me kancer, thotë Ted Epperly, president i Mjekësisë Familjare të Idaho.
I pozicionuar thellë në barkun tënd, pankreasi yt është një organ i gjatë dhe i sheshtë që prodhon enzima dhe hormone që ndihmojnë në tretje. Ndërsa simptomat e problemeve me pankreasin mund të jenë të vazhdueshme, si Epperly edhe Hendifar thonë se ka disa shenja paralajmëruese që kërkojnë një kontroll mjekësor. Këtu do paraqiten pesë prej tyre.
Jashtëqitja duket e çuditshme
Nëse vini re se ajo ka ngjyrë të hapur dhe është pluskuese, është shenjë që tregon absorbim të dobët të lëndëve ushqyese. Enzimat e pankreasit shpejtojnë djegien e yndyrës dhe bashkë me këtë pankreasi ndihmon trupin të absorbojë vitamina yndyrore si A,E dhe K.
Kur sëmundjet e pankreasit ndikojnë në aftësinë e organit për t’i prodhuar rregullisht ato enzima, rezultati është një jashtëqitje që duket më e zbehtë dhe më pak e dendur. Gjithashtu mund të vësh re se ajo është si me vaj. “Uji i tualetit do të duket sikur i është hedhur paksa vaj” thotë Hendifar. Kjo është yndyra dietetike që trupi yt nuk arriti ta digjte, shpjegon ai. Por nëse disa apo të gjitha lëvizjet e zorrëve i kanë këto karakteristika, bëje mjekun tënd me dijeni për këtë.
Të dhembin organet e brendshme
Dhimbja e barkut është një nga simptomat më të zakonshme të kancerit pankreatik dhe pankreatit akut, i cili është një lloj inflamimi vdekjeprurës, thotë Hendifar. Por kjo dhimbje manifestohet në mënyra të ndryshme në varësi të kushteve themelore.
Nëse dhimbja duket se fillon në mes përpara se të “rrezatojë” më poshtë, dhe nëse zgjat me javë, kjo mund të jetë shenjë e kancerit të pankreasit, thotë Epperly.
Gjithashtu, nëse tashmë je vizituar tek mjeku dhe ai të ka rekomanduar një lloj ilaçi që quhet bllokues i pompës së protonit – siç është omeprazoli (Prilosec) ose esomeprazoli (Nexium), vëre mjekun në dijeni nëse simptomat nuk përmirësohen.
Hendifar thotë se është e zakonshme që mjekët të gabojnë në lidhje me kancerin pankreatik për shkak të çështjeve të tjera, shumë prej të cilave një frenues i pompës së protonit duhet t’i ndihmojë në zgjidhjen e problemeve.
Nga ana tjetër, nëse dhimbja vjen papritmas dhe është intensive dhe e fokusuar në mesin e barkut, kjo lloj dhimbje është e lidhur me pankreatitin akut.
Në secilin rast, mos u frikëso. Shumë çështje shëndetësore – disa serioze, por edhe ato shumë të lehta, mund të shkaktojnë dhimbje të stomakut ose dhimbje, shton Hendifar. Tako mjekun.
Diabeti arrin maksimumin
Pankreasi prodhon hormone që ndihmojnë në kontrollin e prodhimit të insulinës së trupit, si dhe të niveleve të sheqerit në gjak. Kur pankreasi është i rrezikuar, është e zakonshme që vuajtësit të zhvillojnë diabetin e tipit 2, thotë Hendifar.
Nëse pesha jote është normale dhe ti ha shëndetshëm, një diagnozë e re e diabetit duhet të çojë në një shqyrtim më të ngushtë të pankreasit tënd.
E njëjta gjë vlen edhe për një të sëmurë me diabet, i cili papritmas e ka të pamundur të përballojë sëmundjen. “Shenjat që shfaqen papritmas në statusin e diabetit pa një shpjegim të qartë, ato janë shenja që i lidhim me kancerin pankreatik”, thotë Hendifar.
Të përzihet pasi ha një hamburger
Përzierja dhe vjellja janë simptoma për t’u marrë parasysh, veçanërisht nëse ke qënë duke ngrënë ushqime yndyrore. Sëmundjet që ndikojnë në pankreas priren të ndikojnë në aftësitë tretëse të trupit, gjë që çon në përzierje.
“Hamburgerët shkaktojnë shpesh të vjella dhe të njëjtën gjë mund të shkaktojnë edhe avokadot dhe arrat, që janë të larta në yndyrë. Pica është një tjetër ushqim problematik për pacientët me pankreas”.
Epperly thotë se pankreatiti ka më shumë gjasa se kanceri pankreatik që të shkaktojë përzierje dhe të vjella.
Po përjeton humbje në peshë
Është joshëse që t’i shtosh kredite dietës tënde të re. Por nëse po humb peshë dhe specifikisht nëse po përjeton atë dhimbje rrezatuese të shpjeguar më sipër, ajo humbje peshe mund të jetë për shkak të problemeve me tretjen që lidhen me kancerin pankreatik ose sëmundje, thotë Hendifar.
Problemet me tiroidet dhe disa gjendje të tjera shëndetësore mund të shpjegojnë gjithashtu humbjen e shpejtë të peshës. Në çdo rast, duhet të takosh mjekun.
(BalkanWeb)
